KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori Lu optimist: “2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë”
Ambasadori Lu optimist: "2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë"

Ambasadori Lu optimist: “2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë”

Në kulmin e polemikave mes forcave politike në Shqipëri dhe tensionit gjithnjë në rritje në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ka shfaqur doza të larta optimizmi. Duke folu në mbledhjen e përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, Zoti Lu tha se “2017-ta do të jetë vit i shkëlqyer për Shqipërinë, vit që nis me zbatimin e reformës në drejtësi dhe që do transformojë klimën e biznesit”. Ambasadori Lu shkoi edhe më tej duke thënë se “… 2017 do të jetë gjithashtu viti i zgjedhjeve parlamentare që do të vënë Shqipërinë në një kurs demokratik për katër vite stabiliteti politik dhe përparimi më të madh drejt të ardhmes europiane të Shqipërisë”.
Ndërkohë ambasadori amerikan lëshoi edhe paralamërimet e tij. “2017 do të jetë viti në të cilin Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Shqipërisë për t’u përballur me sfidën e stërmadhe shoqërore të krimit të organizuar dhe drogërave të paligjshme. Kjo do të krijojë mundësi edhe më të mëdha për biznesmenët e ndershëm. 2017 është viti kur Shqipëria do të trajtojë korrupsionin në nivele të larta përmes krijimit të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit” tha zoti Lu.

Sicred