KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori i SHBA- Duam të vërtetën për Tahirin

Ambasadori i SHBA- Duam të vërtetën për Tahirin

“E drejta për të ditur të vërtetën nuk i përket asnjë partie politike. I përket qytetarëve të Shqipërisë”. Deklarata është bërë nga ambasadori amerikan Donald Lu lidhur me hetimet e ndërmarra nga prokuroria për ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili akuzohet si organizator i disa aferave të prodhimit dhe shpërndarjes së drogës. “Ju nuk jeni gjyqtarë apo prokurorë, por jeni njerëz që votoni. Ju i dhatë besimin tuaj këtij personi si anëtar i kuvendit dhe si ministër i lartë i kabinetit. Është përgjegjësia juaj të kërkoni që publiku të dijë të vërtetën për këtë çështje. Nëse është i pafajshëm, njerëzit duhet ta dinë këtë. Nëse është fajtor, ai duhet të përballet me drejtësinë” tha zoti Lu gjatë një takimi në Fakultetin e Drejtësisë. Sipas tij “Në 27 vitet e fundit, ky vend është përballur me problemin e turpshëm të politikanëve të fuqishëm, nga e djathta dhe nga e majta, që kanë kryer krime të tmerrshme dhe i kanë shpëtuar drejtësisë, pa pushim”.
Deklarata e zoti Lu është komentuar menjëherë nga kryeministri Rama. “Faleminderit Don. Një mesazh i qartë për shqiptarët që duan drejtësi, jo gjyqe komuniste për këdo që kanë votuar a paguar me taksat tyre” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale.

Sicred