KRYEFAQJA » LAJME » AMBASADORI I SERBISË NË SHQIPËRI: KOSOVA ËSHTË SERBI!

AMBASADORI I SERBISË NË SHQIPËRI: KOSOVA ËSHTË SERBI!

Vetëm pak ditë pasi Ministri i Jashtëm i Serbisë deklaroi se viti 2018 nuk do të jetë vit vendimtar për zgjidhjen e çështjes se Kosovës, dhe se Serbia nuk është e gatshme ta pranojë atë që dikush e ka shpallur në mënyrë “të njëanshme”, të njëjtën deklaratë bën dhe ambasadori i Serbisë në vendin tonë, pas meshës së Krishlindjes serbe, mbajtur në Shkodër:

 “Pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. Për ne, Kosova dhe Metohia janë pjesë e territorit të Serbisë dhe nuk ka mundësi dhe asnjë realitet pranimi, si quhet  pavarësia e Kosovës. Kosova dhe Metohia kanë qënë Serbi dhe akoma është Serbi dhe do vazhdojë në kohët e ardhshme. Per ne nuk është shtet i pavarur dhe asnjëherë nuk do jetë shtet i pavarur.”

E ndërsa janë të prerë në qëndrimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës, diplomati serb, shton se Kosova nuk ndikon në marrëdhëniet me Shqipërinë dhe se e ardhmja e Shqipërisë dhe Serbisë është në BE:

“Marrëdhëniet janë shumë të mira. Gjithmonë ka hapësira përmirësimi. Kemi një qëllim të përbashkët dhe besoj për realizimin e qëllimit shumë shpejt, edhe për Republiken e Shqipërisë, edhe për Republikën e Serbisë”.

Sicred