KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori britanik: Reforma Zgjedhore nuk duhet të kushtëzohet nga votimi elektronik
Ambasada britanike në Tiranë do të dyfishojë personelin e vet diplomatik dhe do të vendosë atasheun ushtarak me seli

Ambasadori britanik: Reforma Zgjedhore nuk duhet të kushtëzohet nga votimi elektronik

Ndërkombëtarët nxisin autoritetet dhe partitë politike shqiptare të vijojnë reformën zgjedhore. Ambasadori britanik në vendin tonë Duncan Norman, në një intervistë për RTSH, vlerëson se puna e Komisionit Zgjedhor, nuk duhet të kushtëzohet nga votimi elektronik :“ Qeveria britanike e mbështet plotësisht zbatimin e procesit të Vettingut dhe të Reformës në Drejtësi. Prej disa vitesh Ambasada Britanike ka mbështetur Reformën në Drejtësi, kryesisht përmes mbështetjes së shkollës së magjistraturës. Më duhet të them se ne si komunitet ndërkombëtar jemi shumë të interesuar për zbatimin e Reformës në Drejtësi,por nuk duhet të harrojmë dhe Reformën Zgjedhore. Ashtu si ka thënë dhe OSBE, puna nuk mendoj se duhet të fokusohet vetëm në votimin elektronik, por duhet të vazhdojnë të bëhen disa nga gjërat e tjera që janë të arritshme si: financimi partive, përfaqësimi i grave në politikë, shqetësimet në lidhje me pasqyrimin e fushatave në media si dhe forcimin e sanksioneve kundrejt atyre që shkelin ligjin në votime e zgjedhje.” Në seancën e së enjtes, mazhoranca miratoi shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore me një muaj, ndërsa opozita e djathtë kusht të parë për zgjedhjet e 2017-ës, ka identifikimin biometrik të zgjedhësve, votimin elektronik dhe numërimin elektronik te votave .

Sicred