KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori austriak për marrëveshjen PS- PD

Ambasadori austriak për marrëveshjen PS- PD

Marrëveshja e arritur në orët e para të mëngjesit të 18 majit, mes PS dhe PD, është përshëndetur dhe nga ambasadori austriak në Tiranë. Sattler e sheh marrëveshjen jo vetëm si zgjidhje e situatës politike të momentit, por mundësi progresi për Shqipërinë: “ Zgjedhjet janë esenca e demokracisë, dhe në këtë sens jam shumë i lumtur që u arrit një marrëveshje mes dy partive. Shqiptarët e meritojnë që të kenë mundësi zgjedhjeje të gjërë, mes disa partish. Dhe pas kësaj marrëveshjeje shqiptarët me të vërtetë kanë mundësi të ndryshme zgjedhjeje. Përveç kësaj Shqipërisë i nevojitet stabilitet dhe kjo marrëveshje është një mundësi për të arritur stabilitetin dhe për të vazhduar zhvillimin e këtij vendi. Dhe një nga pikat që ambasadori vlerëson në marrëveshje është ajo për avancimin e Reformes në Drejtësi: “Gjëja e dytë që Shqipëria ka vërtetë nevojë është Refoma në Drejtësi, dhe vërtetë jam shumë i lumtur që pjesë e kësaj marrëveshjeje është dhe zgjidhja drejt një reforme në drejtësi”. Ndërsa për ambasadorin e Zvicres në Tiranë Cristof Graf, tani është koha që qytetarët të zgjedhin përmes votes: “ Unë mendoj se një element i mirë i kësaj marrëveshjeje është se ne do të kemi sërish një parlament, që është instrument i demokracisë , që do jetë funksional dhe që do filloje të veproje. Është e rëndësishme që kjo marrëveshje është produkt i negociatave dhe kompromisit. Tani është shumë e rëndësishme që në zgjedhje të përfshihen të gjithë aktorët politikë. Natyrisht që tani është kohë shumë e rëndësishme për qytetarët që të shprehin vullnetin e tyre, të dalin në zgjedhje e të japin përmes votës atë që është e rëndësishme për ta”. Marrëveshja e arritur mes kryeministrit dhe kryetarit të opozites pranon si datë zgjedhjesh 25 Qershorin, i jep opozites gjysmën e kabinetit qeveritar dhe i garanton Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbeshtetje për të punuar në mënyrë profesionale.

Sicred