KRYEFAQJA » LAJME » Rekomandimi, Sattler: Shqipëria e ka merituar
ambasadori austriak, shqiperi, kombet e bashkuara, marreveshje

Rekomandimi, Sattler: Shqipëria e ka merituar

Këshilli Europian do të miratojë në 12 dhjetor rekomandimin e Komisionit Europian për Shqipërinë. Ambasadori austriak në Tiranë Johan Sattler e ka përshkruar procedurën e pritshme si progres i merituar për Shqipërinë, por që më shumë do të përçojë mesazhin e vazhdimit të proçesit. Unë mendoj që arritjet e shqiptarëve në vitet e fundit janë shumë pozitive. Do të doja të përgëzoja Shqipërinë dhe njerëzit e saj, sepse në fund të fundit janë përprekjet e tyre dhe sakrificat e tyre të cilat e kanë sjellë Shqipërinë këtu sot” tha zoti Sattler për RTSH. “Kur flasim për mbledhjen javën e ardhshme në Bruksel, mendoj se çfarë duhet të presim dhe shpresoj që duhet të presim pa u nxituar për të patur një follow-up për rekomandimet pozitive të Komisionit Europian, që do të thotë që Shqipëria ka merituar të fillojë negociatat sapo përparimi të marrë formë, sidomos me Reformën në Drejtësi dhe kjo është ajo çfare mund të presim, çfarë është realiste dhe në fund të fundit kjo është çfarë populli shqiptar meriton” tha zoti Sattler. “Në të njëjtën kohë do të përçohet dhe një mesazh i cili thotë “vazhdoni të punoni, keni arritur shumë.” shton ambasadori austriak.

Duke e parë si të pandikueshëm zhvillimin në avokatin tjetër të Shqipërisë në BE, Itali, ambasadori austriak, rikonfirmon interesat e palëkundura në rajon dhe sidomos në Shqipëri, ndërkohë që ndan me televizionin publik, dhuratën e vendit të tij për vitin e Ri. “Do të jetë një gjë e madhe. Ideja është që Austria do të sjellë dhuratën e vitit të ri në Shqipëri. Është një projekt në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, një bashkëpunim pozitiv dhe me kryeminstrin që ne vite duket se përfshihet thjeshtë në projekte të tilla bashkëpunimi. Do të ketë 35 muzikantë të orkestrës së Vjenës që sic e thatë dhe ju, do të luajnë në 1 janar në Vjenë në sallën e artë dhe në darkë do të jenë në Tiranë për të përgatitur shfaqjen e datës 2 janar live, nën drejtimin e Shkëlzen Dolit. Jemi entuziastë për këtë. Në mes të koncertit do të ketë pjesë filmike, ashtu si dhe Koncerti i Vjenës, që janë përgatitur nëpër Shqipëri, Gjirokastër, por dhe në arbëreshet e Italisë dhe Prishtinë. Ne kemi një fjalë në gjermanisht që thotë se menyra se si e nis vitin do të ndikojë shumë në ecurinë e tij. Prandaj shpresojmë që me këtë dhuratë për Shqipërinë në fillim të vitit 2017 të ndjellim një vit po të tillë për të” tha ambasadori austriak në Tiranë Johan Sattler. 

 

Sicred