KRYEFAQJA » LAJME » Ambasadori amerikan Lu: Katër klane mafioze drejtojnë vendin

Ambasadori amerikan Lu: Katër klane mafioze drejtojnë vendin

Donlad Lu ka zgjedhur fjalimin e tij të fundit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të lëshuar deklaratën e tij më të fort në 3 vite si diplomat. I ftuar në ceremoninë e 20 vjetorit të shkollës së Magjistraturës, zoti Lu lëshoi alarmin se Shqipëria drejtohet nga klane mafioze. Me emera konkret ai ka zbuluar disa prej 20 familjeve që drejtojnë trafikun e drogës, të armëve dhe atë të qënieve njerëzore.
“Luftë kundër krimit të organizuar derisa peshqit e mëdhenj të futen në burg. Katër klane kryesore drejtojnë 20 familje kriminale shqiptare që dominojnë aktivitetet kriminale.
Emiljano Shullazi është një nga këta grupe kriminale, i cili drejton trafikun e drogës nga qelia. Lulzim Berisha, u lirua gabimisht. Klement Balili i shpëtoi drejtësisë për 18 muaj.
Ka shumë Shullazë, Lul Berisha e Klement Balili në Shqipëri. Këta meritojnë të jenë në burg” tha ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.
Me një gjuhë të qartë dhe shqip, diplomati amerikanë ka folur edhe në gjuhën e shifrave në lidhje me dënimet e gjykatave. “Në 2016 u arrestuan 1940 persona, por më pak se 100 u dënuan tek Gjykata e Krimeve të Rënda, ndërkohë nuk është arrestuar apo dënuar asnjë peshk i madh” tha ai.
Për diplomatin raporti i Deparatamentit Amerikan të Shtetit, e cilëson Shqipërinë qëndër të trafikut të drogës, armëve dhe prostitucionit.
Donald Lu, ishte i vetmi diplomat i huaj që nuk mori pjesë në punimet e seancës së parë të kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, edhe pse në gjykimin e tij ky është kuvendi më i “pastri” që kanë patur ndonjëherë Shqiptarët. “Parlamenti i 2017 është me i mirë se ai i mëparshmi. Shqiptarët duhet të jenë krenarë që kanë larguar kriminelët nga Parlamenti” tha zoti Lu.
Në fjalën e ambasadorit amerikan nuk munguan as rastet me ngjarjet mafioze që ndodhen përgjatë vitit 2014, ku në Shqipëri u shënuan mbi 72 shpërthime bombash.
Në 20 vjetorin e Shkollës së Magjistraturës, ambasadori Lu foli edhe për vrasjen e gjykatëses Fildeze Hafizit, e cila u qëllua për vdekje nga bashkëshorti I saj.
Ishte familja e të ndjerës e cila pas ngjarjes, deklaroi se Ambasadori Amerikanë është njoftuar për rrezikun që i kanosej nga ish bashkëshorti, por ambasada nuk ishte prononcuar në lidhje me këtë fakt. Sot ambasadori Lu, në gjuhën shqipe dhe në ligjërat të drejtë, deklaroi se sistemi gjyqësor, ishte ai që e la në baltë Fildez Hafizin.