KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Kina ndihmon me instrumenta frymore Orkestrën e RTSH

Kina ndihmon me instrumenta frymore Orkestrën e RTSH

254 mijë euro është ndihma financiare që Republika Popullore e Kinës ka dhënë për Orkestrën Simfonike të Radio Televizionit Shqiptar. E gjithë shuma e ndihmës do të pasurojë orkestrën me instrumenta frymore dhe perkusioni. Ambasadorja kineze Jiang Yu ishte të enjten pasdite në godinën e RTSH ku nënshkroi me drejtorin e përgjithshëm Thoma Gëllçi marrëveshjen e ndihmës, pjesë e projekti “Një brez një rrugë”.
“Dua ti shpreh falenderime Radio Televizionit Publik Shqiptar për përpjekjet dhe vëmendjen e shtuar për marrëdhëniet mes dy vendeve tona. Ne jemi shumë të gëzuar që ambasada kineze u bë një mik i ngushtë i orkestrës shqiptare. Orkestra e RTSH po behet nje ure e re lidhëse për shkëmbimet kulturore mes Kinës dhe Shqipërisë” tha ambasadorja Jiang Yu.
Nga ana e tij zoti Gëllçi tha se “RTSH ka lidhje shumë të mira dhe të ngushta me RT të Kinës, lidhje të cilat po forcohen dhe do të forcohen më te për dhe do të finalizohen në bashkëpunime të tjera konkrete”. Ai falenderoi veçanërisht ambasadën kineze në Tiranë dhe ambasadoren Jiang Yu të cilët vlerësoi se janë shumë dashamirës me RTSH.
Por Republika Popullore e Kinës ështe një partner ekonomik i Shqipërisë, me një potencial investmesh në rritje. Këto investime janë përmbledhur në dokumentarin “Shqipëria ecën në rrugën e mëndafshit”, i cili do të transmetohet javën e ardhshme në rrjetin e RTSH.  Republika Popullore e Kinës është një partner ekonomik i Shqipërisë, me një potencial investmesh në rritje në vendin tonë. Këto investime janë përmbledhur në dokumentarin “ Shqipëria ecën në rrugën e mëndafshit”. Dokumentari, një prodhim i seksionit shqip të Radios së Jashtme të Kinës, me skenar Qu Ning dhe Zhang Yan, operatore Jiang Xiao dhe  Li Huailiang dhe regjisore Fang Xiaoyu, u shfaq për të pranishmit pas nëshkrimit të marrëveshjes dhe do të transmetohet javën e ardhshme në rrjetin e RTSH.
“Shqipëria është një vend pjesë e nismës një brez një rrugë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona ka pasur zhvillim të madh. Kina është një ndër partnerët kryesorë tregetarë të Shqipërisë dhe kompanite kineze janë prezente në Shqipëri me investime të konsiderueshme në Aeroportin e Rinasit, në fushën e nxjerrjes së naftës dhe telekomunikacion”, shtoi ajo.  Vitet e fundit Kina ka rritur ndjeshem prezencen ekonomike në vendin tonë, duke u kthyer në një ndër partnerët kryesore tregetar të Shqipërisë. Kompanitë kineze janë prezente në Shqipëri me administrimin financimin dhe eksperiencën e tyre në sherbimet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në fushën e nxjerrjes së naftës në Patos – Marinzë, si dhe në telekomunikacion përmes gjigandit Huawei.

Sicred