KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA u revokon vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve
Ambasada e SHBA në mbështetje të zgjedhjes së kryeprokurores Marku

Ambasada e SHBA u revokon vizat disa gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, njoftoi të enjten se ka revokuar vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë, pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto viza. Lajmi u bë i ditur nga vetë ambasada nëpërmjet një deklarate. “Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale” spjegon deklarata.  Ndonëse nuk jep emra apo numrin e personave që u është refuzuar viza,  deklarata bën të ditur se  “Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin”, dhe më tej shënon “…si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre”.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar” paralajmëron më tej deklarata e Ambasadës së SHBA në Tiranë. “Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri” përfundon deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë. Deklarata e saj vjen ndërsa parlamenti shqiptar është mbledhur në seancën parlamentare javore, ku nuk kanë munguar replikat e ashpra të maxhorancës dhe opozitës për afera korruptive.

Sicred