KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA, thirrje gjyqtarëve për pjesmarrje në KLGJ
Ambasada e SHBA, thirrje gjyqtarëve për pjesmarrje në KLGJ

Ambasada e SHBA, thirrje gjyqtarëve për pjesmarrje në KLGJ

Ambasada e SHBA-së në Tiranë u është drejtuar me një thirrje gjyqtarëve shqiptarë të aplikojnë për tu bërë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas Reformës në Drejtësi ky institucion do të zëvëndësojë Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Thirrjen e saj ambasada e ka publikuar në Fejsbuk. “Shqipëria është në prag të krijimit të një sistemi drejtësie që vërtet i shërben interesave të qytetarëve të saj. Iu bëjmë thirrje gjykatësve të ndershëm, patriotë dhe me integritet nga gjykatat e apelit që të bëjnë përpara dhe t’i shërbejnë vendit të tyre në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Bëhuni pjesë e të ardhmes së Shqipërisë!” lexohet në thirrje. KLGJ përbëhet nga 11 anëtarë nga të cilët, aktualisht 10 janë zgjedhur.

Sicred