KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA: reagon për komandimin e Lleshit si ministër i Mbrendshëm

Ambasada e SHBA: reagon për komandimin e Lleshit si ministër i Mbrendshëm

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka reaguar këtë të enjte ndaj komandimit të Sandër Lleshit si ministër i Komanduar në Minsitrinë e Brendshme.

Në një reagim të posaçëm në rrjetin social Facebook, ambasada thekson, se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ambasada thekson, se gjatë muajve të fundit, është inkurajuar nga përparimi që është parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri, rezultat, sipas saj, i punës së bërë nga autoritetet, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve.

Por Ambasada shprehet gjithashtu, se ka ende punë për të bërë dhe pret që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

Sipas saj, Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët shqiptarë, duke ofruar asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar

Sicred