KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA në mbështetje të zgjedhjes së kryeprokurores Marku
Ambasada e SHBA në mbështetje të zgjedhjes së kryeprokurores Marku

Ambasada e SHBA në mbështetje të zgjedhjes së kryeprokurores Marku

Kushtetuta dhe Ligji për prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i ka dhënë parlamentit. Ky është mesazhi që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë pro zgjedhjes së kryeprokurores, si dhe në përgjigje të letrës së drejtuar një ditë me pare nga kryetarja e LSI -së Monika Kryemadhi e cila ashtu si selia blu propozuan ndryshim në Kushtetutë dhe rizgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm .
Opozita ka kërkuar rikthimin e legjitimitetit në Kuvend duke e cilësuar si antikushtetues mënyrën se si u zgjodh Prokurorja e Përkohshme e Përgjithshme Arta Marku.
Problematikat e zbatimit të Reformës në Drejtësi i’u parashtruan kryediplomatit të SHBA-ve, ambasadores së Bashkimit Evropian si dhe kerëve të institucioneve ndërkombëtare nga opozita e bashkuar, të cilët në letër theksojnë se problem kritik vazhdon të mbetet zbatimi i Reformës në Drejtësi, sjellja e shumicës në dialogun politik.

Sicred