KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada e SHBA: E zhgënjyer nga deklarata e Ramës për president të përbashkët
Negociatat, ambasada amerikane: Vendim pozitiv, por duhet rritur ritmi në reformën në drejtësi, dhe luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Ambasada e SHBA: E zhgënjyer nga deklarata e Ramës për president të përbashkët

Ambasada amerikane në Tiranë duket se nuk e ka mirëpritur deklaratën e kryeministri Edi Rama për “një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë” bërë në Prishtinë me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Madje në rrjetin social Twitter kjo ambasadë shkruan të mërkurën se “mbeti e zhgënjyer nga deklarata “. “Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”, shkruan ambasada e SHBA në Tiranë. Edhe Bashkimi Europian nga ana e tij u shpreh se “deklarata të tilla nuk ndihmojnë në ndërtimin e raporteve të mira mes vendeve ballkanike si dhe mund të interpretohet si ndërhyrje politike në vendet fqinje”.
Vetë kryeminmistri shqiptar ka spjeguar një ditë më parë se deklarata e tij ishte nxjerrë nga konteksi. “Një fjali e lirë u shkëput nga konteksti dhe kthye në një program politik. Në fjalën e atij rasti, i lejova vetes që të vrapoj me imagjinatë, se si mund të jetë 20-vjetori i Pavarësisë së Kosovës” citohet të ketë spjeguar deklaratën e tij zoti Rama.
Pak ditë më parë duke folur në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së saj kryeministri i Shqipërisë tha: “Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.
Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet” u shpreh ai.

Sicred