KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada britanike në Tiranë do të dyfishojë personelin e vet diplomatik dhe do të vendosë atasheun ushtarak me seli
Ambasada britanike në Tiranë do të dyfishojë personelin e vet diplomatik dhe do të vendosë atasheun ushtarak me seli

Ambasada britanike në Tiranë do të dyfishojë personelin e vet diplomatik dhe do të vendosë atasheun ushtarak me seli

Britania e Madhe do të presë Samitin e nismës së Berlinit për Ballkanin perëndimor vitin e ardhshëm. Ambasadori i Britanisë në Tiranë Duncan Norman e deklaroi njoftimin e kryeministres britanike javën e kaluar, në një takim të mbajtur nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare në Tirane. Mbretëria e Bashkuar e di se Ballkani Perëndimor ka rëndësi, tha zoti Norman dhe kjo nuk do të ndryshojë me Brexit, shtoi ai. Duke
kujtuar vizitat e shpeshta reciproke, ambasadori britanik tha se interesat me Shqiperinë janë dhe dypalëshe
dhe në kuadër të NATO-s ku Shqipëria është një partner i fortë. Në këtë kontekst diplomati britanik ka bërë
të ditur nisjen e trajnimeve të reja në fushën e mbrojtjes si dhe bashkëpunimin edhe për çështje të  rëndësishme, si luftën kundër krimit të organizuar. Po ashtu, ambasada britanike do të dyfishojë personelin
e vet diplomatik në Tiranë, si dhe do të vendosë atasheun ushtarak me seli. Ambasadori britanik Duncan Norman tha se “Ne do të vazhdojmë të mbetemi miq të Shqipërisë dhe do të mbështesim financiarisht reformat e luajmë rol me aktiv”. Ambasadori britanik ka siguruar se Ballkani Perëndimor do të vazhdojë të jetë një  rajon vital për vendin e tij.

Sicred