KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada Amerikane: Vendimi i KQZ fitore për popullin, paralajmërim për kriminelët
Ambasada e SHBA mirëpret krijimin e KLP dhe KLGJ

Ambasada Amerikane: Vendimi i KQZ fitore për popullin, paralajmërim për kriminelët

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar menjëherë pas vendimit të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për të miratuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për t’i hequr mandatet kreut të Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi dhe deputetëve Shkëlqim Selamit dhe Dashamir Tahirit. Sipas kësaj prokurorie ata ishin gjetur fajtorë gjatë procesit të vetëdeklarimit për të kaluarën e tyre, duke shkelur ligjin e dekriminalizimit. “Vendimi i sotëm është një fitore për popullin shqiptar dhe një paralajmërim për kriminelët që po mendojnë a të jenë kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit” vlerësonte në një deklaratë ambasada e SHBA. “Zyrtarët e zgjedhur apo të emëruar që plotësojnë deklarata false duhet të ndëshkohen më gjithë forcën e ligjit” shprehet ambasada, duke shtuar se “personat me dosje penale nuk mund të kenë vend në përfaqësimin e shqiptarëve”.

Sicred