KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada amerikane: “Pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”
Negociatat, ambasada amerikane: Vendim pozitiv, por duhet rritur ritmi në reformën në drejtësi, dhe luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Ambasada amerikane: “Pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”

Ambasada e Shteteve të Bashkuara vazhdon të ndjeki me vemendje dhe të përfshihet intensivisht në zhvillimet në Shqipëri. Vendimi i gjykatës për dhënien e masës “arrest shtëpie” për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, sipas një deklarate të ambasadës “… është një shenjë se kjo çështje e rëndësishme korrupsioni do të vendoset në mënyrë të drejtë dhe transparente në gjykata”.
Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson dhe operacionin e pak ditëve më parë në Turqi ku në pranga është vënë shqiptari Met Kananit, si dhe ndalimin në Shqipëri të 14 anëtarëve të bandës së tij kriminale, si dhe arrestimin në Gjermani të trafikantit të dyshuar të kokainës Arbër Çekaj. Ambasada e SHBA në Tiranë vlerëson se këto janë shenja “se pandëshkueshmëria ka marrë fund për bosët e krimit në këtë vend”. “Përgëzojmë punën e vështirë dhe me kurajë të Policisë së Shtetit, Prokurorëve të Krimeve te Rënda dhe Gjyqtarëve të Krimeve të Rënda” vlerëson deklarata.

Sicred