KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ambasada amerikane në Kubë, vendos tërheqjen e stafit

Ambasada amerikane në Kubë, vendos tërheqjen e stafit

SHBA-të kanë vendosur të tërheqin më shumë se gjysmën e stafit të tyre nga ambasada në Kubë, në kundërpërgjigje të sulmeve misterioze, të cilat kanë dëmtuar shëndetitn e diplomatëve amerikanë.  Uashingtoni ka paralajmëruar amerikanët të mos e vizitojnë vendin komunist, pasi sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe në hotele. Të paktën 21 pjesëtarë të stafit të ambasadës amerikane po vuajnë nga probleme që variojnë nga trauma të lehta në tru e deri në shurdhim.

Duke e përshkruar vendimin e SHBA-ve si të nxituar, Kuba u shpreh se ai do të ndikonte në marrëdhëniet dypalëshe, megjithatë bashkëpunimi do të vijonte. Sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson  tha se dy vendet do të vijonin të bashkëpunonin në hetimin e këtyre sulmeve, ndërsa konfirmoi se marërdhëniet diplomatike mes dy vendeve do të vijonin.

Raportime të mëparshme kanë sugjeruar se përkeqësimi i shëndetit të stafit të ambasadës amerikane ka ardhur si pasojë e sulmeve sonike. Kuba mohon çdo përfshirje në këtë ngjarje.

Sicred