KRYEFAQJA » LAJME » Ambasada Amerikane mirëpret largimin e Prengës
armando prenga, lezhian, parlament, vendi, politike, shqiperi

Ambasada Amerikane mirëpret largimin e Prengës

Ambasada amerikane njoftoi pasditen e të martës se mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti. Personat me dosje penale, thotë Ambasada Amerikane, nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare, vijon deklarata, të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Deklarata e misionit diplomatik vjen një ditë pas dorëheqjes së Prengës nga mandati i deputetit.

Sicred