KRYEFAQJA » LAJME » AMA shtyn afatet e ndërprerjes së transmetimeve analoge për Tiranë – Durrës

AMA shtyn afatet e ndërprerjes së transmetimeve analoge për Tiranë – Durrës

Autoriteti i Mediave Audiovizive , bën me dije se shtyhet afati i mbylljes së transmetimeve analoge, për alotmentin Tiranë Durrës. Arsyeja sipas drejtorit të kabinetit të institucionit Dritan Xhelili është mungesa në treg e dekoderave për shkak të kërkesës e për pasojë ofertës së ulët. ” Me gjithë fushatën intensive nga AMA, ka një kërkesë mjaft të ulët për këto pajisje, si rrjedhojë edhe oferta ka qenë mjaft e ulët. AMA shtyn transmetimet për një kohë te shkurtër, derisa të garantohet sasia e mjaftueshme në treg e këtyre pajisjeve. Ështe mjaft e rëndësishme të njoftojmë shikuesit të pajisen me dekoder pasi në momentin e nisjes së transmetimeve dixhitale nuk do të kenë më akses nëpërmjet transmetimeve analoge” tha zoti Xhelili. Sa i takon alotmentit të Beratit, transmetimet dixhitale nisin paralele me ato analoge më 3 Korrik për një periudhë 1 mujore, për të ndërprerë këto të fundit më 3 Gusht. Zoti Xhelili tha se “Proçesi do të vijojë në qarkun e Beratit në datën 3 Korrik dhe , kështu që parashikohet që transmetimet analoge do të ndërpriten në qarkun e Beratit brenda muajit Gusht.” Një informacion tjetër i rëndësishëm është lirimi i brezit të frekuencave duke nisur nga 30 Qershori, duke i kaluar në administrim AKEP, gjë që nënkupton, internët më të shpejtë e mundësi përdorimi të teknologjisë më të fundit.

Sicred