KRYEFAQJA » LAJME » Alsid Tafili për Vllazninë
Alsid Tafili, për Vllazninë

Alsid Tafili për Vllazninë

Fitorja me Lushnjen duket se ka rikthyer qetësinë në kampin kuqeblu, pasi një gjë e tillë mungonte prej dhjetë javësh. Por në fundjavë Vllaznia do të presë në pallatin e sportit Loro Boriçi, Luftëtarin, të cilin mesfushori i Vllaznisë, Alsid Tafili kërkon nga e gjithë skuadra që ta vlerësojë si duhet. 3 pikët ndaj Lushnjes kanë thyer ngërçin psikologjik që ekzistonte te kuqeblutë. Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në ndeshjen e mesjavës ishin rastet e shumta për shënim që kuqeblutë i shpërdoronin në mënyrën më të keqe. Më tej, Tafili shpreh besimin e një kthese të Vllaznisë, duke shfrytëzuar faktin që luajnë tri ndeshje në fushën e tyre ndërsa kërkon edhe mbështetjen e tifozëve.

Sicred