KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Alpha Bank me degë të re në Elbasan

Alpha Bank me degë të re në Elbasan

Alpha Bank Albania inaguroi ambientet e reja të degës në qytetin e Elbasanit. Drejtoresha e Njësisë së Biznesit Bankar me Pakicë në Alpha Bank Albania, Brunilda Isaj tha se dega është konceptuar për t’i shërbyer një numri më të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit. “Që prej vitit 2000, kur Alpha Bank Albania filloi aktivitetin e vet në qytetin e Elbasanit, kemi pasur kënaqësinë të mbështesim klientë individë dhe klientë biznesi me produkte dhe shërbime të shumta dhe të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë të tyren, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm të biznesit”. Aktualisht, Alpha Bank Albania ofron shërbim cilësor për më shumë se 240 mijë klientë nëpërmjet një rrjeti të gjërë degësh në vënd dhe kanale të tjera alternative, si 54 ATM, web banking dhe mobile banking, si dhe 700 pika të pranimit të pagesave me kartë (POS).