KRYEFAQJA » LAJME » Alikante, Spanja mbosht Shqipërinë 3-0 dhe shkon në Rusi 2018
Alikante, Spanja mbosht Shqipërinë 3-0 dhe shkon në Rusia 2018

Alikante, Spanja mbosht Shqipërinë 3-0 dhe shkon në Rusi 2018

Shqipëria ka dalë kokëulur nga takimi me Spanjën që u zhvillua mbrëmjen e të premtes në stadiumin “Jose Riko Perez” të Alikantes, në takimet kualifikuese  të Grupit G të Kupës së Botës “Rusia 2018”.
Ekipi shqiptar pësoi tre gola që pjesën e parë, por i gjithë takimi foli vetëm për ekipin spanjoll.
Pavarësisht presingut të djemëve të Panuçit, në minutën e 16 shënoi Rodrigo, në 24-ën dyfishon rezultatin Isko dhe golim i tretë u shënua nga Alcantara, në minutën e 27-të. Rastet e ekipit shqiptar ishin shumë të paktë.
Pjesa e dytë nis me dy zëvëndësime për ekipin shqiptar. Memolla dhe Balliu u larguan dhe në vend të tyre hynë në fushë Agolli dhe Sadiku.
45 minutshi dytë ishte pak më i mirë për shqiptarët, por pa rezultat. Futbollistët kuqezi krijuan disa raste, por pa rezultat. Më i shënuari ishte ai i Sadikut që goditi me kokë topin, pas një krosimi nga e djathta, por shtylla u erdhi në ndihmë spanjollëve. Të sigurtë nga rezultati 3-0 ata luajtën lirshëm dhe krijuan edhe raste të tjerë.
Përfundimi ishte fitorja e spanjollëve të cilët tashmë janë finalistë në Rusia 2018. Për kombëtaren shqiptare renditja nuk ndryshon. Ajo ndodhet në vendin e tretë ne grupin G me 13 pikë, pas Italisë, por golaverazhi i saj tashmë është në negativ 9-11. Tashmë vëmendja është përqëndruar në takimin e 9 tetorit mes Shqipërisë dhe Italisë, që do të luhet në Shkodër.

Sicred