KRYEFAQJA » LAJME » Alfred Gjoni, kreu i Gjykatës në Kurbin, në Vetting

Alfred Gjoni, kreu i Gjykatës në Kurbin, në Vetting

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Kurbin, Alfred Gjoni, ka dalë para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për tu hetuar në tre shtyllat e vlerësimit të vettingut.

Gjyqtari rezulton me probleme sa i takon deklarimeve të pasurisë. ILDKPI thotë në raport se subjekti ka bërë deklarim të pasaktë pasurie pasi nuk ka burime të ligjshme për t’i justifikuar, ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të rremë të saj.

Probleme shfaqen lidhur me një apartament 60 m2 i blerë 1.9 mln lekë në vitin 2001 për të cilat ka deklaruar si burim shitjen e disa pronave në Laç, por sipas KPK-së subjekti nuk ka patur të ardhura të mjaftueshme, ndërsa edhe vetë çmimi i deklaruar i blerjes është më i ulët se ai i tregut.

Gjithashtu, në pasurinë e gjyqtarit Gjoni, rezulton edhe një apartament 47 m2, për të cilin ka mospërputhje me vitin e ndërtimit të kësaj shtese dhe mungesë burimesh financiare. Ky apartament nuk është deklaruar në shpenzimet në vitet 2003-2006.

Gjoni ka një apartment në Durrës të cilin nuk e ka deklaruar dhe nuk ka deklaruar as burimin e ligjshëm të të ardhurave. Subjekti nuk ka deklaruar as 3 automjete të tij dhe as një udhëtim në Bruksel.

Po ashtu mospërputhje deklaratash ka edhe për një hua që subjekti i ka dhënë një personi tjetër.

Sa i përket aftësive profesionale, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka paraqitur një raport të 6 çështjeve, ku gjyqtari ka patur sjellje jo korrekte.

Vendimi për Gjonin do të jepen në datë 14 janar në orën 12:00.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com