KRYEFAQJA » LAJME » Alfano në Tiranë : “Mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë”
Alfano në Tiranë : "Mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë"

Alfano në Tiranë : “Mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë”

Italia mbështet reformat në Shqipëri. Deklarata u bë nga ministri i jashtëm italian Angelino Alfano, pas takimit me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati të martën në Tiranë. “Ne mbështesim procesin e reformave të Shqipërisë që përkojnë me 5 pikat, e ashtuquatura prioritete kyçe” tha zoti Alfanao, ndërsa u pyet nga gazetarët nëse kishte një plan për të bashkuar qeverinë dhe opozitën, pas mosmarrëveshjeve të shumta kohët e fundit. “Unë nuk mund të futem në dinamikën politike të një vendi tjetër sepse është një vend i lirë dhe sonvran” tha shefi i diplomacisë italiane.
Si edhe më parë ministri i jashtë shqiptar Ditmir Bushati e quajti reformën në drejtësi dhe ligjin e vettingut si “…elementë thelbësorë jo thjesht për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE, por dhe hapi themelor për ringritjen e besimit të qytetarëve shqiptarë tek institucionet e shtetit të së drejtës dhe pastrimin e pallatit të drejtësisë…”. Zoti Bushati tha se ky proces do të ketë pasoja pozitive për jetën publike.

Sicred