KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Alfa Bank inauguron ambjentet e reja në Korçë

Alfa Bank inauguron ambjentet e reja në Korçë

Janë inauguruar ambjentet e reja të Alfa Bank në qytetin e Korçës, pas tashmë 11 viteve që kjo bankë ka mundësuar shërbimet për më shumë se 9000 klientë, individë e bisnese. Ashtu siç vlerësoi në fjalën e tij zoti Perikli Drougkas drejtori i Përgjithshem i Alfa Bank Albania: “Më shumë se 9000 klientë individë dhe biznese, i kanë besuar produkteve dhe shërbimeve tona të shumta; prandaj ne përpiqemi që të ofrojmë gjithnjë shërbime të personalizuara, për të plotësuar çdo nevojë që klientët tanë kanë, për të siguruar një rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm, së bashku!”. Ambientet e reja të Degës Korçë janë konceptuar për t’i shërbyer një numri më të madh klientësh, duke ruajtur cilësinë e lartë të shërbimit – parim ky i cili udhëheq veprimtarinë e përditshme të Alpha Bank Albania për më shumë se 240 mijë klientët në të gjithë Shqipërinë”. Kreu i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo, mbështeti në fjalën e tij rëndësinë e kësaj banke në ndihmën e dhënë bisnesit e familjeve në investimet e tyre. Banka ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh, si depozita dhe produkte investimi, karta debiti dhe karta krediti, produkte të kreditimit bankar me pakicë dhe shumicë, si edhe shërbime për biznesin e vogël, atë të mesëm dhe për korporatat.

Sicred