KRYEFAQJA » LAJME » Aleksandar Vuçiç për Kosovën
Vuçiç: Kur është fjala për Kosovën shpresoj në gjetjen e një zgjidhje

Aleksandar Vuçiç për Kosovën

Kur NATO bombardoi Serbinë në 1999, Aleksandar Vuçiç ishte ministër i informacionit, duke zbatuar rregullat e censurës për presidentin e vendit, Slobodan Milosheviç. Gati dy dekada më vonë, vetë Vuçiç është President i Serbisë. Duke pretenduar se ka lënë pas shumë nga pikëpamjet e tij të mëparshme nacionaliste dhe duke u larguar nga akuzat për autoritarizëm, ai tani shihet nga bashkësia ndërkombëtare si njeriu që mund të nënshkruajë një marrëveshje që përfundimisht do të sjellë pajtimin me Kosovën. Ish-krahina e Serbisë u shkëput nga Beogradi nën mbikëqyrjen ndërkombëtare pas fushatës ajrore të NATO-s dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008. Serbia ende e konsideron territor të saj. Në një intervistë me Guardian në Beograd këtë javë, Vuçiç tha se besonte se tani ka një afat të shkurtër “gjashtë muaj apo një vit” në të cilën mund të jetë e mundur të nënshkruhet një marrëveshje. “Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo çështje të vetme, jemi gati të marrim parasysh çdo propozim të vetëm që do të nënkuptonte një zgjidhje kompromisi”, tha ai, duke siguruar që Serbisë do t’i ofrohet diçka në këmbim. Por ende ekzistojnë pesë vende të BE-së që nuk e njohin atë, kryesisht për shkak se ata kanë frikë se mund të krijojë një precedent për mosmarrëveshjet e tyre të brendshme territoriale. As Kina, India dhe Rusia nuk e njohin Kosovën. Shpresa në Bruksel është se mund të arrihet një marrëveshje që do të çonte në pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, duke i hapur rrugë Kosovës të marrë një vend në OKB dhe të dyja vendet të nisin një rrugë anëtarësimit në BE. Vuçiç duke luajtur politikisht me “shpresat” e Brukselit, në këmbim kërkon një paketë përfitimesh për Serbinë. Ai është përfshirë tashmë në dialogun e rregullt të mbikëqyrur nga BE në Bruksel me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi i tha gjithashtu Guardian javën e kaluar se ai priste një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të arrihej këtë vit. Vuçiç ka kërkuar një zgjidhje kompromisi që do të sjellë përfitime konkrete për Serbinë në vend të pranimit thjesht të fakteve në terren.

 

Sicred