KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Albpetroli, ankand me 200 mijë tonë naftë
Albpetroli, ankand me 200 mijë tonë naftë

Albpetroli, ankand me 200 mijë tonë naftë

Albpetrol do të shesë 200 mijë tonë naftë bruto brenda muajit gusht, në një ankand që mund të arrijë vlerën e mbi 40 milionë dollarëve. Përmes një njoftimi zyrtar, kompania shtetërore e naftës bën publike kushtet e shitjes së naftës dhe njofton se ankandi do të zhvillohet më datë 22 Gusht.
Referuar kushteve të paracaktuara, çmimi dysheme i shitjes së naftës do të jetë sa 71 përqind e çmimit në tregjet ndërkombëtare, plus një koefiçent. Aktualisht çmimi i naftës në bursë kuotohet me 330 dollarë për tonë, por çmimi i sasisë që Albeptrol do të shes është më i ulët sepse cilësia e naftës vendase është më e ulët se ajo që shitet në bursë.
Ky është ankandi i dytë që kompania shtetëore organizon brenda pak muajsh. Në fund të viti që lamë pas, Albpetrol shiti 167 mijë tonë naftë bruto në tregun e brendshëm, për një vlerë prej mbi 45 milionë eurosh, pasi dështoi dy herë për të njëjtën sasi nafte në ankandet e muajit tetor. Përmes ankandit të këtij muaji, kompania pret të përmirësojë situatën financiare pas goditjes që ka marrë nga rënia e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare.

Sicred