KRYEFAQJA » LAJME » Alban Bushi për grumbullimin e kombëtares U21

Alban Bushi për grumbullimin e kombëtares U21

Kombëtarja shqiptare për futbollistët deri në moshën 21 vjeç, do të kryejë një grumbullim përgatitor përpara startit të kampionatit evropian të kësaj kategorie. Trajneri Alban Bushi, që përpara një muaji mori drejtimin e kësaj kombëtareje do të bëjë grumbullim-testues për të marrë futbollistë të rinj, të cilët mund të jenë më pas, pjesë e skuadrës sonë U21. Bushi u shpreh kështu për mikrofonin e TVSH-së: “Është grumbullimi i parë që do të bëjmë me U21-shin. 4 – 5 lojtarë kanë ngelur nga seleksionimi i vjetshëm. Prandaj kemi grumbulluar edhe 21 lojtarë. Në Shkurt do të ketë seleksionim me disa lojtarë nga Maqedonia dhe Greqia.” Ky grumbullim bëhet në data jo të përcaktuara nga UEFA, ndaj disa nga lojtarët kryesorë të ekipit tonë U21 nuk janë lejuar nga klubet që të vijnë.  “Çdo lojtar shqiptar është pjesë e planeve të ekipit. Deri tani ska refuzuar njeri. Dy lojtarët e rinj që sjanë pjesë e ekipit, Taulant Seferi dhe Ilir Maloku janë kontaktuar dhe kanë pranuar.” Nga futbollistët që do të grumbullohen në datat 18-25 janar, vetëm dy luajnë në kampionatin shqiptar, mario Dajsinani me Partizanin dhe Ymer Shaba me Dinamon.