KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Alaveshi shkarkon De Biazin pas vetëm dy muajsh

Alaveshi shkarkon De Biazin pas vetëm dy muajsh

Ish-trajneri i kombëtares shqiptare, Xhovani De Biazi, ka dështuar në aventurën e tij në La Liga me skuadrën e Deportivo Alaveshit. Klubi spanjoll ka lëshuar një komunikatë për shtyp ku njofton shkarkimin e italianit. “Klubi ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me De Biazin pas rezultateve të fundit në La Liga. Për momentin, drejtimin e skuadrës do ta marrë Havier Kabejo. Falenderojmë De Biazin për punën e bërë gjatë kësaj periudhe dhe i urojmë më të mirat në të ardhmen e tij profesionale”, shkruhet në njoftimin e Alaveshit. Ndërkaq, në një postim në Facebook, trajneri Xhani De Biazi, ka falënderuar të gjithë djemtë e skuadrës së Alaveshit, pavarsisht se u shkarkua nga detyra e trajnerit. Ish-trajneri i Kombëtares, shprehet se keqardhja e vetme ishte se nuk pati kohë për të ndërtuar një ekip me frymë të përbashkët. Ai gjithsesi, falënderon edhe tifozët, dhe në fund thotë, “Forca Alavesh”. Italiani e mori skuadrën me asnjë pikë, dhe gjatë periudhës që kaloi në Spanjë, mori vetëm dy fitore. Ja postimi i tij i plotë. “Gjëja e parë që dua të them është: Faleminderit Alavesh! Faleminderit djemve që punuan për të ndryshuar rrugën, të gjithëve atyre që na ndihmuan të përmirësonim situatën. Keqardhja më e madhe është se nuk patëm kohë për të krijuar një ekip me frymë të përbashkët dhe një identitet ndryshe. Faleminderit të gjithë tifozëve bardhë e kaltër, të cilët kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë së bashku për ekipin e tyre. Forca dhe kurajo djema. Forca Alavesh!”, – përfundon trajneri italian.

Sicred