KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Alaska tronditet nga një tërmet 7 ballë

Alaska tronditet nga një tërmet 7 ballë

Rrugë të dëmtuara, ndërtesa të plasaritura, rafte dhe dollapë të zbrazur nga lëkundjet e forta të tokës. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ballë tronditi dje Alaskën jugore, duke përhapur panik në Anchorage, qytetin kryesor të këtij shteti amerikan i mësuar zakonisht me tërmetet e shpeshta. “Momenti kur u regjistrua tërmeti u shoqërua me një zhurmë të fortë. Intensiteti i lëkundjeve të tokës ishte shumë më i fortë se zakonisht”, pohoi kryebashkiaku, Berkowitz, cituar nga CNN-i.

Nuk raportohen të vdekur, por disa të plagosur, përfshirë një në gjendje më të rëndë, sipas mediave amerikane. Epiqendra e tërmetit u regjistrua rreth 13 kilometra në veri të Anchorage, në një thellësi 40 kilometra sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan. Policia, në qytetin e rreth 300 mijë banorëve, tha se lëkundja ka shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë.

Sicred