KRYEFAQJA » LAJME » Alarmante, shumë fëmijë përfshihen në aksidente rrugore

Alarmante, shumë fëmijë përfshihen në aksidente rrugore

Shifrat alarmante në rritje të vdekshmërisë në aksidentet rrugore kanë detyruar policinë që të rimarë aksione të shpeshta për kontrollin e respektimit të kodit rrugor nga ana e drejtuesve te mjeteve. Më problematike rezulton humbja e jetëve të fëmijëve. Për periudhën Janar 2016 deri në gusht 2017 janë shënuar 366 aksidente me përfshirjen e fëmijëve të moshës 0 deri 15 vjeç dhe pasojat janë 30 fëmijë të vdekur, 64 të plagosur rëndë dhe 272 të plagosur lehtë.
Aksidenti më i fundit ndodhi pasditen e së dielës në Kamëz ku një 15-vjeçar humbi jeten dhe tre të mitur të tjerë nga 11 deri në 16 u plagosën. Ata kishin marrë një automjet të cilin me pas e përplasen me një shtyllë në anë të rrugës.
Shifrat e mësipërme duket se e kanë detyruar Policinë Rrugore ka nisur operacionin “Tispol” të rekomanduar nga misioni PAMEKA në Tiranë. Operacioni synon rritjen e sigurisë dhe zbatimin e rregullave për përdorimin e rripit të sigurisë dhe mbajtjes së sediljeve të veçanta për transportin e fëmijëve. Janë kontrolluar 18 mijë mjete në të gjitha akset rrugore dhe janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit 2170 drejtues mjetesh. 36 shoferëve ju është hequr patenta për transport të pasigurt të fëmijëve.
Në një komunikim për mediat policia ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve, veçanërisht prindërve tu vendosin fëmijeve rripin e sigurimit, pasi ai shpëton jetën.

Sicred