KRYEFAQJA » LAJME » Alarm: Pastroni depozitat e ujit

Alarm: Pastroni depozitat e ujit

Pamjet e xhiruara në mënyrë amatore janë momentet e pastrimit të depozitave të ujit të një kompleksi pallatesh në rrugën Komuna e Parist. Administratori i këtij kompleksi pas marrjes së detyrës, ka vendosur të pastrojë depozitat. Por ai është tmerruar kur ka parë se çfarë llumi dhe papastërtish gjendeshin brenda tyre. Përveç dherave të depoziuar në fund dhe ndryshkut që hasej kudo për shkak të amortizmit, u gjet edhe një brejtës i ngordhur që kish rëndë brenda. Edhe pse pallati është relativisht i ri, depozitat me nga 5 mijë litra ujë secila, qarkullonin ujë pa u pastruar prej 15 vitesh. Banorët thonë se jo rrallë herë uji që ata merrnin në rubinet vinte me aromë të keqe.
Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik referuar studimeve dhe monitorimeve të kryera çdo vit evidentojnë më shqetësim se uji në depozitat e pallateve është johigjenik për shkak se nuk bëhet pastrimi apo dezinfektimi i tyre. Madje në daljet e tyre publike ata kanë apeluar për mos ta konsumuar atë për të pirë pasi janë kthyer shpesh në burim infeskioni për shëndetin e qytetarëve duke shfaqur semundje gastrointestinale, diare të ndryshme dhe sëmundjet infektive me origjinë hidrike.
Pastrimi i rrjetit ujësjellës në pallate nuk është kompetencë e asnjë institucioni shtetëror. Ujësjellës kanalizmet garantojnë ujin deri në hyrje të pallatit, Shëndeti Publik kontrollon cilësinë e ujit në rrjet, ndërsa për depozitat duhet të kujdeset adminsitratori i pallatit. Kjo bazuar edhe në ligjin për adminsitrimin e ambjenteve të përbashkëta. Çertifikimi i këtij pastrimi më pas është kompetencë e Drejtorisë së Shëndetit Publik.

Sicred