KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Alabama, aksident me armë në një shkollë, humbet jetën një nxënëse
Alabama, aksident me armë në një shkollë, humbet jetën një nxënëse

Alabama, aksident me armë në një shkollë, humbet jetën një nxënëse

Një 17-vjeçare humbi jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një shkollë të mesme në Alabama të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Autoritetet raportojnë se incidenti ndodhi në “Huffman High School” të mërkurën pasdite, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se të shtënat ishin aksidentale. Vajza 17-vjeçare, humbi jeten gjatë transportit në spital. Mediat shkruajnë se autori i të shtënave ishte një nxënës, i cili ishte i armatosur në shkollë dhe ndërsa po i tregonte armën e tij shoqeve, aksidentalisht ka qëlluar.
Ndërkaq masat e reja për kontrollin e armëve në Florida të SHBA-së kanë kaluar edhe një pengesë ligjore, disa javë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë. Dhoma e Përfaqësuesve të këtij shteti ka kaluar ligjin që rrit moshën për blerjen e armës nga 18 në 21 vjeç dhe imponon një periudhë të pritjes treditëshe për të gjitha shitjet e armëve. Ligji, i cili ka kaluar edhe në Senat, tani shkon te guvernatori i shtetit. Që prej kësaj ngjarje, shumë nxënës të mbijetuar kanë lobuar te politikanët për kontroll më të madh të armëve.

Sicred