KRYEFAQJA » LAJME » Al-Attiyah fiton etapën e 9-të të Dakar 2019

Al-Attiyah fiton etapën e 9-të të Dakar 2019

Nasser al-Attiyah i Katarit është shumë pranë fitimit të titullit të tretë të Rally Dakar. Kjo sepse shpresat e Stephane Peterhansel për një triumf të 14-të në garën më të ashpër të botës u shuan në mënyrë të dhimbshme. Al-Attiyah, me Toyota, ka fituar etapën e 9-të të Dakarit dhe shkon më i sigurt në 112 km e fundit në Lima me një epërsi të përgjithshme prej 51 min 27 sekonda ndaj Nani Roma i cili e mbylli i dyti këtë etapë. “Deri tani gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe nesër ne duhet vetëm të bëjmë një mbyllje të mirë në Lima,” tha al-Attiyah pas fitores së 34-të në karrierën e tij në Dakar. “Kjo garë është me të vërtetë e vështirë, çdo ditë ne punojmë shumë që të jemi të shpejtë dhe të mos bëjmë gabime, makina është e mirë, kemi ndjekur strategjinë tonë që nga fillimi, dhe për këtë jemi mjaft të lumtur”. Ndërsa kampioni i vitit 2011 dhe 2015, Al-Attiyah po konsolidonte dominimin e tij, 13-herë fituesi i Dakarit, Peterhansel u detyrua të largohej nga gara, pas vetëm 26 kilometrave të etapës së nëntë, të gjatë 313km, pas një uljeje të keqe, gjatë të cilës u dëmtua në krah bashkëshoferi i tij David Castera. Ky i fundit kishte dhimbje të forta dhe u transportua në spitalin e Limas. Peterhansel, 53 vjeç, kishte fituar dy etapa në garën e këtij viti, por ishte disi larg ritmit të vendosur nga Al-Attiyah dhe ndodhet në vendin e katërt. 9 herë Kampioni i botës në rally Sebastien Loeb, me Peugeot, gjithashtu rrëshqiti poshtë renditjes pasi humbi gati 40 minuta në në dunat e rërës. Në garën e motorçiklizmit, Toby i Australisë, me KTM, ka marrë një epërsi prej 62 sekondash ndaj Pablo Quintanillës me Honda, megjithë dhimbjeve të forta që ndjente në duar. “E di që nesër do të jetë shumë e vështirë, por unë do ta jap më të mirën time për t’u ngjitur në podium”.

Sicred