KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Akuzat për zhdukjen e fondeve, ish kryeministri i Malajzisë nuk lejohet të largohet nga vendi

Akuzat për zhdukjen e fondeve, ish kryeministri i Malajzisë nuk lejohet të largohet nga vendi

Ish kryeministri i Malajzisë Naxhip Razak nuk është lejuar të largohet nga vendi i tij, ndërsa tentoi dje të udhëtonte me të shoqen jashtë shtetit për pushime. Në fillim të kësaj jave koalicioni i drejtuar prej tij pësoi disfatë në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan në vend. Zoti Naxhip akuzohet spër zhdukjen e 700 milionë dollarëve nga një fond shtetëror investimesh në vitin 2015, por akuzat ndaj tij u rrëzuan atëherë. Të enjten që lamë pas, Mahathir Mohamad, 92 vjec, u betua si kryeministri i ri i Malajzisë, duke u bërë dhe lideri i zgjedhur më i moshuar në botë. Ai është shprehur se do të ketë hetime të detajuara të rasteve të korrupsionit, përfshi edhe rastin e fondit shtetëror të investimeve, për të cilin u akuzua zoti Naxhib.

Sicred