KRYEFAQJA » LAJME » Akuzat për 3.4 milionë euro, Balla kërkon përballjen me Bashën në gjykatë
Akuzat për 3.4 milionë euro, Balla kërkon përballjen me Bashën në gjykatë

Akuzat për 3.4 milionë euro, Balla kërkon përballjen me Bashën në gjykatë

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi të përballej në gjykatë ballë për ballë me kreun e PD-së, Lulzim Basha, në lidhje me akuzat e këtij të fundit që e implikonin deputetin socialist si përfitues i 3.4 mln eurot e gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Durrës javë më parë. Sipas tij Gjykata e Krimeve të Rënda duhet të thirras Bashën për t’u përballur si person që ka dijeni për ngjarjen. “Dua t’ju informoj që kallëzimit në prokurori do të depozitojmë nesër shtesa të tjera, sepse ka elementë të rinj që e bëjnë Lulzim Bashën një person që ka pasur dijeni, i njeh mirë personat që janë në kërkim nga organet ligjzbatuese. Por Lulzim Basha ky qenka, një person që bën shejtan budallain, hedh një akuzë dhe një shpifje dhe sot më informon avokati se Lulzim Basha nuk është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u përballur me mua. Nëse Lulzim Basha do kishte burrërinë, duhet të ishte i pari që t’i drejtohej prokurorisë. Unë kam dyshimet e mia që Lulzim Basha i njeh edhe dy kushërinjtë që ju i referoheni, persona që kanë qenë prezent në çadrën e Lulzimit” tha zoti Balla.
Deputeti socialist u përfqësua në këtë seancë nga avoakti i tij duke preferuar që të rejat e dhe faktet mbi këtë çështje ti thotë para medias. “Kjo është një seancë e parë. Unë dua të përballem drejtpërsëdrejti me Lulzim Bashën. Është Lulzim Basha ai që ka guxuar të hedhë baltë mbi personalitetin tim. Sa për një përballje mes avokatësh nuk do ta ulja nivelin tim, të përballesha me punëtorët, njëri prej tyre ish-ministër i drejtësisë gjatë qeverisë së përbashkët një vit më parë, kështu që me punëtorët e Lulzimit nuk përballem. Do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika”.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi të shpallë moskompetencën për padinë e Taulant Ballës, duke ia kaluar dosjen me padinë e bërë nga Balla për gjykim tek Gjykata e Tiranës.