KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Akuzat e prokurorisë, Puxhdemont nuk do të japi përgjigje
Akuzat e prokurorisë, Puxhdemont nuk do të japi përgjigje

Akuzat e prokurorisë, Puxhdemont nuk do të japi përgjigje

Lideri i shkarkuar i Katalonjës, Karles Puxhdemont, nuk do të kthehet në Spanjë për t’iu përgjigjur akuzave që rëndojnë ndaj tij nga Prokuroria. Lajmi është përcjellë nga avokati belg i ish-Presidentit, Pol Bekart, i cili tha se Puigdemont duhet të qëndrojë në Belgjikë dhe të merret në pyetje në këtë vend, për shkak të mungesë së garancisë së një procesi të rregullt ligjor.
Mbi ish-Presidentin dhe 13 zyrtarë të tjerë të lartë rëndojnë një sërë akuzash përfshirë rebelimin ndaj autoriteteve qëndrore të Spanjës. Ai u thirr në një seancë pyetjesh ditën e mërkurë, por refuzoi që të merrte pjesë. Tashmë mbetet të shihet nëse Prokurorët do të lëshojnë një urdhër-arresti për Carles Puigdemont. Përfaqësuesi ligjor i ish-Presidentit ka deklaruar gjithashtu se edhe në rast të një kërkese të tillë, ata janë të përgatitur për të kundërshtuar ekstradimin.
Kryeprokurori i Spanjës bëri të ditur akuzat që rëndojnë mbi liderin e shkarkuar katalanas, ndërsa në rast se akuzat do të vërtetohen, Karles Puxhdemont rrezikon deri në një maksimum prej 30 vitesh burgim. Ndërkohë, mbetet të shihet se çfarë masash do të ndërmerren ndaj zyrtarëve të tjerë.
Puxhdemont ndodhet në Belgjikë që prej ditës së hënë. Në prononcimin e tij për mediat, ai u shpreh se nuk ka udhëtuar në Bruksel për azil politik, por për të informuar liderët europianë mbi atë që po ndodh në rajonin e Katalonjës.

Sicred