KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Akuarius” drejt Valencias

“Akuarius” drejt Valencias

Një organizatë bamirësie që po kujdeset për 629 migrantët që kanë mbetur të bllokuar në anijen “Akuarius” në territorin detar të Maltës bënë sot të ditur se dy anije italiane do të japin ndihmën e tyre për t’i dërguar migrantët në portin spanjoll të Valencias. Migrantët në fjalë u shpëtuan pasi ishin nisur me gomone nga Libia gjatë fundjavës. Si Italia ashtu edhe Malta refuzuan dje ta lejonin anijen “Akuarius”, të ankorohej në portet e tyre. Pas situatës së krijuar, kryeministri spanjoll Pedro Sancez, u shpreh i gatshëm për ta lejuar “Akuariusin” të ankorohej në Valencia. Ekuipazhi i “Akuarius” tha se anija nuk mund të lundronte për në Spanjë pasi ishte e tejmbushur dhe kushtet në det po përkeqësoheshin. Ndërkohë, mjeti lundrues është furnizuar me ushqime dhe veshmbathje nga marina malteze dhe autoritetet italiane. Roja Bregdetare italiane tha se udhëtimi për në Valencia zgjat katër ditë, ndërkohë që ka caktuar anijen “Datilo” si dhe një anije luftarake që të ndajë me “Akuariusin” barrën e krijuar nga numri i madh i migrantëve.
Para se Italia të bënte të ditur se do të dërgonte dy anije në ndihmë të “Akuariusit”, autoritetet nacionaliste në ishullin francez të Korsikës gjithashtu i ofruan ankorim “Akuariusit”. Mes 629 migrantëve në bord të mjetit ndodhen shtatë gra shtatëzëna, 11 fëmijë të vegjëll dhe 123 minorenë të pashoqëruar. “Doktorët pa Kufi”, bënë të ditur se 15 nga personat në bord të “Akuariusit” kanë plagë të rënda të shkaktuara nga djeget kimike dhe disa prej tyre vuajtën nga hipotermia.