KRYEFAQJA » LAJME » AKU vazhdon kontrollet dhe merr masa të rrepta

AKU vazhdon kontrollet dhe merr masa të rrepta

AKU vazhdon intensivisht kontrollin në zonat bregdetare lidur me standardet e sigurisë ushqimore dhe kushtet e rënda higjeno-sanitare. Dy subjekte Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, janë bllokuar menjëherë për kushte të rënda higjeno-sanitare dhe ju është vendosur gjobë. Ndërsa restorant “Lori” në Ksamil u gjobit me 100.000 lekë pasi tregëtonte produkte që nuk lejohen sipas legjislacionit në fuqi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në info@aku.gov.al si dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam”, pasi siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët.

Sicred