KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AKU vazhdon kontrolle intensive në teren
AKU vazhdon kontrolle intensive në teren

AKU vazhdon kontrolle intensive në teren

Në kuadër të masave për sezonin veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po vijon kontrollet në terren. Në qarkun e Lezhës trupa inspektuese konstatoi pesë subjekte me shkelje të kërkesave ligjore, pasi ata kryenin aktivitetin e tregtimit të mishit në një ambient të pa miratuar dhe pa kushte higjeno-sanitare. Ndaj tyre u mor masa e bllokimit të produktit “mish derri” në sasinë 122,5 kg për mungesë gjurmueshmërie. Gjithë sasia e mishit u asgjësua në landfilldin e Shkodrës. Kjo masë u shoqërua edhe me gjobë 100 000 lekë për secilin.
Ndërsa në qarkun e Elbasanit, Shërbimi Veterinar ka kryer kontrolle në disa prej tregjeve si, Gramsh, Peqin, Përrenjas dhe Qukës. Pas inspektimeve të kryera u morën 12 masa administrative për subjektet që nuk plotësonin kushtet për tregtimin e kafshëve të gjalla, pasi ishin të pa licensuara.

Sicred