KRYEFAQJA » LAJME » AKU mbyll restorante dhe supermarkete

AKU mbyll restorante dhe supermarkete

Në prag të mbylljes së sezonit turistik, Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka qënë prezente  në 2284 subjekteve për inspektime në rast se nuk plotësojnë kushtet higjeno sanitare si dhe në plotësimin e sigurisë ushqimore. Konkretisht në qytetit e Vlorës si dhe në vijën bregdetare janë mbyllur 29 restorante ku inspektorët përkatës konstatuan mos plotësim të kushteve të duhura.

Sipas inspektorit të AKU, Ledio Ilollari thekson se këtë vit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fokusin e ka patur edhe tek restorantet, ku janë mbyllur rreth 20 subjekte për mos respektim të kushteve.

Mbarëvajtja e sezonit turistik veror në aspektin e sigurisë ushqimor është një sfidë më vete ndaj dhe ministria kërkon angazhimin maksimal të operatorëve të fushës me qëllim ofrimin e kushteve të nevojshme.

Sicred