KRYEFAQJA » LAJME » AKU, kontrolle të sigurisë ushqimore nëpër restorante
AKU, kontrolle të sigurisë ushqimore nëpër restorante

AKU, kontrolle të sigurisë ushqimore nëpër restorante

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrolleve për gjithë gamën e produkteve ushqimore në funksion të sigurisë ushqimore, ka pasur në vëmendje edhe kontrollin nëpër restorante. Trupa inspektuese e AKU-së evidentoi dy subjekte me aktivitet “Restorant” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare. Konkretisht, në qarkun Dibër aku-ja ushtroi kontrolle në subjektet me aktivitet “Restorant” “Skënder Tusha”, Burrel “Shkëlqim Rica”, dhe Ulëz-Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Sicred