KRYEFAQJA » LAJME » AKU kontrolle të shumta
AKU kontrolle të shumta

AKU kontrolle të shumta

Në kuadër të masave të marra për sezonin turistik veror për vitin 2017, për periudhën qershor-gusht AKU ka kryer 1285 inspektime gjate te cilave janë marrë 384 masa administrative me gjobë dhe paralajmërime për subjektet, në të cilat janë vërejtur mangësi të kushteve higjieno-sanitare dhe mungesë dokumentacioni shoqërues.
Numri më i madh i inspektimeve është kryer në qarqet Durrës dhe Vlorë, për shkak edhe të subjekteve të shumta, që ushtrojnë aktivitetin , si bare , restorante, fast-foode etj
AKU njofton se kontrollet do të vijojnë deri në përfundimin e sezonit turistik, në të gjitha keto subjekete për të garantuar sigurinë ushqimore.
Autoriteti Kombëtar I Ushqimit u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që për çdo shqetësim që kanë ne lidhje me sigurinë ushqimore , të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori digital”.

Sicred