KRYEFAQJA » LAJME » AKU bllokon miell jashtë standarteve nga Kosova dhe Serbia
AKU bllokon miell jashtë standarteve nga Kosova dhe Serbia

AKU bllokon miell jashtë standarteve nga Kosova dhe Serbia

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar një ngarkesë prej 55 ton miell gruri, pasi nga analizat ky produkt rezultoi me nivelin e proteinës më të ulët se ai i deklaruar në dokumentacion dhe më i ulët se norma e lejuar për prodhim buke. Mielli u ndalua në Pikën Doganore Morinë ku dy subjekte po përpiqeshin ta fusnin në Shqipëri ngarkesën që vinte nga Kosova dhe Serbia. Sipas ekzaminimeve laboratorike të ngarkesës nga Kosova, niveli i proteinës rezultoi të ishte 11.37 % , 11.44% dhe 11.5%, ndërkohë që në fletë analizën që shoqëron produktin, niveli i proteinës është shënuar 12.08% kurse në ambalazhin e produktit është max 13%.
Ndërsa për ngarkesën 25 ton “miell gruri” nga Serbia, produkti nuk kishte përputhshmëri me dokumentacionin shoqërues. Për më tepër niveli i proteinës së deklaruar në raport analizë (12.74%) është i ndryshëm nga ai që shënohej në ambalazh të tyre (9.5%).
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri bllokimi e ngarkesës me sasi 55 ton bazuar legjislacionit në fuqi dhe do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Sicred