KRYEFAQJA » LAJME » AKU bllokon mbi 50 tonë mish me “salmonelë” importuar nga Brazili

AKU bllokon mbi 50 tonë mish me “salmonelë” importuar nga Brazili

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy konteinerë me 50.2 tonë mish, të importuara nga Brazili, pasi nga analizimi i mostrave u konstatuan me prezencë të mikrobit të“salmonelës”. Sipas këtij autoriteti po vijojnë procedurat për kthimin në origjinë të produktit.
Ministria e Bujqësisë bën të ditur se në kuadër të masave të gjithanshme për forcimin e kontrollit efikas në garantimin e sigurisë ushqimore në tregjet e vendit, AKU ka vijuar me kontrollet rigoroze të ngarkesave me produkte shtazore nga importi.
Gjatë këtij viti nga AKU-ja janë bllokuar e kthyer në origjinë edhe 5 kontenierë të tjerë, me 130 tonë mish. Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 195 kontenierë, secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet. Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg të jenë të sigurta.

Sicred