KRYEFAQJA » LAJME » AKU bllokon mbi 4.6 ton mish me afat të skaduar dhe vendos gjoba të larta

AKU bllokon mbi 4.6 ton mish me afat të skaduar dhe vendos gjoba të larta

AKU vazhdon të publikojë të dhëna dhe foto skandaloze nga kontrollet e saj në qytete të ndryshme të vendit.
Në Fier, Lushnje dhe Divjakë ajo ka bllokuar një sasi prej 3 kuintal mish. Sipas drejtuesit të AKU në Fier, Gëzim Aliaj, shkak i bllokimit të kësaj sasie mishi ka qenë mungesa e çertifikimit. Në qarkun e Fierit janë bllokuar rreth 3 kuintal mish dhe janë penalizuar me gjobë me vlere 3,5 milion lekë të reja disa subjekte!
Në Tiranë ajo bllokoi një “Bar-Kafe/Lloto”, ku përpunohej edhe ilegalisht mishin dhe nën produktet e tij. Sasia totale e bllokuar është 1.6 ton mish me afat të skaduar. “”AKU konstatoi se subjekti MILITA DASIC me aktivitet “Bar-Kafe/Lloto” me Nipt L81308019L që përpunonte, ambalazhonte dhe tregtonte produktet (10 kg mish i grirë, 10kg fileto, 50 kg brumë qofteje dhe 50 kg lëndë e parë mish,) në kushte të rënda higjeno-sanitare dhe të pa shoqëruara me etiketë. Pra, ky subjekt është i regjistruar për “bar-kafe/lloto” dhe jo për “prodhim/përpunim mishi” njoftoi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Gjithnjë sipas këtij autoriteti, subjekti dispononte edhe një tjetër ambient (magazinë) të regjistruar në QKL, me aktivitet specifik: Shitje me shumicë e ushqimeve me origjinë shtazore ku u gjendën produkte me afat përdorimi të kaluar (120 kg qofte, 48 kg shishqebap) si dhe 1342.8 kg mish dhe nën produktet e tij të me mungesë të plotë dokumentacioni. AKU vendosi subjektit një gjobë 2.200.000 lekë, i bllokoi 1630.8kg mish si dhe i ndërpreu dhe aktivitetin prodhues dhe tregtues.

Sicred