KRYEFAQJA » LAJME » AKU bllokon dhe gjobit katër subjekte që kanë tregtuar vaj ulliri të falsifikuar
AKU bllokon dhe gjobit katër subjekte që kanë tregtuar vaj ulliri të falsifikuar

AKU bllokon dhe gjobit katër subjekte që kanë tregtuar vaj ulliri të falsifikuar

AKU njoftoi emrat e katër subjekteve që kanë tregtuar vaj ulliri të falsifikuar, ndërsa publikoi edhe fotografitë përkatëse. Ato janë “Saranda Al”, “Jolant Shpk” dhe “O & B/ Ylli Saraci” me adresë Tiranë , si dhe “Leart Iljazi” në Qeparo. Sipas AKU produkti me emërtim “vaj i ullirit” i prodhuar e tregtuar nga këto subjekte rezultoi se nuk përputhen karakteristikat e vajit të ullirit siç është emërtuar në etiketë. Në secilin rast produkti ka qenë i manipuluar duke shtuar edhe përbërës tjerë. Mbi këtë vlerësim ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë, 400 000 lekë si dhe bllokimin e sasisë së vajit në objekt me qëllim kryerjen e ekzaminimeve laboratorike.
“Theksojmë se për shkak të mungesës së gjurmueshmërisë, nuk është bërë ende e mundur identifikimi i marketeve dhe njësive të tregtimit apo shërbimit të cilat këto subjekte i ka furnizuar me këto lot-eve, produkti i falsifikuar. Secili subjekt nuk qe në gjendje të përmbushë në afat të arsyeshëm detyrimin e venë nga AKU për të tërhequr produktin sipas këtyre lot-eve nga tregu, si dhe për të njoftuar konsumatorët”, thekson AKU në njoftim. Secili prej rasteve është në proçes investigimi të mëtejshëm në funksion të vlerësimit të materialit edhe për kallëzim penal për veprat penale të “Mashtrimit dhe Prodhimit të kundërligjshëm mallrave ushqimorë”.