KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Aktivizohet vullkani Etna në Sicili

Aktivizohet vullkani Etna në Sicili

Vullkani aktiv Etna i cili ndodhet në ishullin e Siçilisë në jug të Italisë ka shpërthyer sërish duke nxjerrë hi dhe llavë. Vullkani Etna prej muajsh nuk ka qenë aktiv po u aktivizua papritur dhe Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë ka dhënë alarmin portokalli përreth zonës së vullkanit. Megjithatë, aeroporti Fontonarosa në qytetin Katania ka vazhduar të qëndroje i hapur sepse sasia e tymit që lëshon vullkani nuk ka qënë e madhe. Zyrtarët bëjne të ditur se nuk ka ndonjë rrezik për banorët përreth vendbanimeve në afërsi të malit, edhe pse shpërthimet vullkanike kanë shkaktuar lëkundje sizmike. Etna është i vetmi vullkan aktiv në Evropë.

Sicred