KRYEFAQJA » LAJME » Aktivitetet sportive sot në RTSH

Aktivitetet sportive sot në RTSH

Të premten Rrjeti i Radio Televizionit Shqiptar i ka kushtuar një rëndësi të veçantë sportit, teksa do të transmetojë aktivitete të ndryshme. Kështu transmetimi ka nisur që në orën 10 të mëngjesit me miqësoren e futbollit të femrave, Shqipëri-Slloveni. Më pas, për të gjithë të apasionuarit e tenisit, duke filluar nga ora 13.00 e në vazhdim do të vijohet me dy ndeshjet gjysmëfinale të meshkujve, Mërraj-Vavrinka dhe Nadal-Tiem, në turneun ndërkombëtar Roland Garro. Në orën 15.00 dhe 18.00 do të luhen ndeshjet e para të grupit A, në volejboll për femra, Austri-Bjellorusi dhe Shqipëri-Finlandë. Bëhet fjalë për aktivitetin ndërkombëtar të Ligës së Evropës, ku Shqipëria do ta nisë me sfidën kundër Finalndës. Ndeshjet do të luhen në pallatin e ri të sportit “Feti Borova”, në Tirana Olimpik Park, i cili u inaugurua vetëm disa ditë më parë. Në mbrëmje për të gjithë futbolldashësit është rezervuar ndeshja Suedi-Francë, e vlefshme për kualifikimin në finalet e botërorit “Rusi 2018”.