KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » AKT: Shqipëria parashikon rreth 5 milionë vizitorë në 2017

AKT: Shqipëria parashikon rreth 5 milionë vizitorë në 2017

Rreth 5 milionë vizitorë parashikohet të vijnë këtë vit në Shqipëri nga rreth 4,2 milionë që ishin vitin e kaluar. Ky është parashikimi që bën Agjencia Kombëtare e Turizmit, duke u bazuar në të dhënat e tremujorit të parë të 2017-s. Kreu i saj Ardit Çollaku i tha RTSH se ne kemi llogaritur të kemi rreth 20 përqind më shumë turistë se sa viti i kaluar. “Trendi është shumë pozitiv, pasi nga komunikimet direkte që ne kemi me operatorët, me hoteleritë ne kemi arritur në këtë pikë që edhe kontratat që ata do të ligjin me operatorët privatë duke qënë se do të jenë më të lehtësuar nga ana e TVSH për akomodimin, do të kenë mundësi që të mbajnë kontrata dhe paketa turistike shumë më konkuruese se vendet e tjera të rajonit” tha zoti Çollaku.
Ndërkohë, ministrja e Turizmit, Milva Ekonomi ka postuar në faqen e saj në FB disa statistika për turizmin brenda katër viteve të fundit; atë të rritjes me 45 përqind të numrit të turistëve nga viti 2013 deri në 2017, por shtim edhe të strukturave akomoduese me 44,3 përqind më tepër. Ndërkaq janë punësuar më shumë afro 32 mijë punonjës në këtë sektor. Të ardhurat nga turizmi sot kanë arritur në 15 miliard euro, janë rritur me 38 përqind nga viti 2013, që do të thotë rritje me 7 përqind e Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 4,8 përqind që ky sektor zinte në 2013-ën.

Sicred